Vijon dominimi i kthjellime dhe vranësirave të lehta në veri dhe zonat qendrore. Por vranësira më të shpeshta do të ketë ekstremi jugor i vendit. Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në veri dhe zonat lindore, ndërsa në jug dhe qendër mbeten dominante kthjellimet.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit rriten sërish gjatë mëngjesit dhe mesditës, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore duke shënuar maksimalisht 25°C, ndërsa të shtunën priten të arrijnë deri në 27°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor, ndërsa në det gjenerohet dallgëzimi i ulët.