Vijon moti me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Sërish mesdita dhe orët e pasdites fuqizojnë vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluara në Qendër, por rrebeshe të përkohshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 14 në 34°C. Era do fryjë kryesisht e lehtë, por mesatare në Juglindje, me shpejtësi 26 km/h nga Perëndimi, ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.

panorama - 27 korrik 2018