Pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat malore.

Sipas "Meteoalb", pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në territor, por vranësira të shpeshta do ketë në Veri e zonat Lindore ku priten shira të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës, por mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante.