Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente.

Në pjesën e dytë të ditës do të kemi zhvendosje të shirave në zonat malore. Temperaturat do të luhaten nga 7 gradë Celsius në 24 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 4 ballë.