Vijon ndikimi i masave ajrore jugore në vendin tonë. Për pasojë gjatë paradites i gjithë territori do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta në zonat malore. Pasditja sjell shtim të vranësirave në ekstremin verior, por pa rrezikuar shira. Ndërsa orët e natës do të paraqiten në ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.

Sipas "Meteoalb", temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë me të paktën 2 gradë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 14°C  minimumi, deri mbi 32°C maksimumi.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h, nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim të ulët.