Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë prezencë më të theksuar të vranësirave, të cilat do të sjellin dhe reshje të izoluara në juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 36°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.





