IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) ka dhënë parashikimin meteorologjik për 24 orët në vazhdim. Lidhur me situatën e reshjeve, pasditen dhe mbrëmjen e kësaj të diele nuk priten reshje, ndërsa të hënën më datë 14, priten reshje të dobëta, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës
Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rritje të lehtë.
PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e diel dt.13) nuk priten reshje, ndërsa nesër (e hënë dt.14) priten reshje të dobëta, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë), përjashtuar zonën Shkodër-Lezhë. Në pjesën tjetër të territorit ato do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURAT
Ato do të pësojnë rritje të lehtë.
Më konkretisht, nesër (e hënë dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 1 / 9 °C
në vendet e ulëta: 0 / 6 °C
në vendet malore: -8 / 2 °C
ERA
Sot pasdite (e diel dt.13) dhe nesër (e hënë dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.





