Ashtu si ishte parashikuar dita e parë e javës nisi me reshje të dendura shiu dhe me temperatura më të ulëta.

Sipas Meteoalb dita e hënë, do të vijojë te jetë me shira ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje dëbore në ekstremin Verior dhe zonat e thella malore të Verilindjes.

Temperaturat e ajrit do të ulën gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13 – 17°C zonat malore; 18 – 21°C zonat e ulëta dhe 19 – 20°C bregdeti.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Natën e së dielës dhe gjatë së hënës, vijon forcimi i erës mbi 60 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë por mbi 6 ballë, në det të hapur.