Kthjellimet dominojnë në të gjithë vendin deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen në zonat malore.
Orët e natës sjellin vranësira të fuqishme në territor, të cilat gjatë natës do të gjenerojnë shira në Veri të vendit.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime në orët e para të ditës, por një rritje me 2- 3°C do të shënohet gjatë mesditës.
Era do të fryjë mesatare por e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 60 km/h nga Jugperëndimi, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë.





