DURRËS, 14 gusht 2013 – Durrësi sërish në zheg, një shpresë për pushuesit dhe operatorët turistikë. Portali britanik meteorologjik zoover.co.uk (shih tabelën) parashikon një mot me vapë për periudhën 14-20 gusht 2013, me temperaturat më të larta që arrijnë 33-34 gradë. Kurse shërbimi meteorologjik ushtarak shqiptar (shh tabelën), të paktën, për datat 14-16 gusht, parashikon temperatura në zbritje, nga 33 gradë më 14 gusht në 30 gradë më 16 gusht, madje me dy ditë me reshje. zoover.co.ukmendon se më 15-16 gusht 2013 mundësia për reshje arrin në 25 për qind, duke nënkuptuar një mot me vranësira.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/