DURRËS, 17 qershor 2013 – Edhe në qytetin bregdetar, po fillon e stabilizohet moti, madje po shkon drejt temperaturave të vapës, gjë që do të “ndjellë” drejt plazheve jo vetëm durrsakët, por edhe tiranasit.
Vrojtimet satelitore të sajteve të huaja të specializuara në përgjithësi parashikojnë që në Durrës temperaturat më të larta të arrijnë në 34-35 gradë celsius, teksa era që do të freskojë qytetin, do të fryjë nga veriperëndimi me forcë 2.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





