DURRËS, 20 gusht 2013 – Me gjithë ndonjë vranësirë apo reshje të dobëta më 21 gusht 2013, përgjithësisht në bregdetin e Durrësit do të vazhdojnë të mbizotërojnë temperatura të larta që variojnë në 32-34 gradë celsius, parashikon portali meteorologjik britanik zoover.co.uk (shih tabelën nr1). Ndërkohë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak shqiptar (shih tabelën nr. 2) parashikon temperatura deri në 30 gradë celsius për tri ditët në vazhdim. Me sa shihet, moti është ideal për frekuentuesit e plazhit dhe ata mijëra kosovarë apo shqiptarë të Maqedonisë që janë rikthyer në Durrës pas përfundimit të Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/