DURRËS, 23 gusht 2013 – Edhe për tri ditët e fundit të javës sajti meteorologjik britanik zoover.co.uk parashikon të njëjtat temperatura maksimale për qytetin e Durrësit, 31 gradë celsius, ndërkohë, duke filluar nga e hëna (26 gusht 2013), ato zbresin me 2 gradë. Në fillimjavë nuk përjashtohen reshje të lehta. Në Durrës, afër mesditës, janë karakteristike erërat, me forcën 2, që fryjnë nga veriperëndimi dhe që freskojnë ajrin nga avujt e ujit. Përgjithësisht është kohë e përshtatshme për amatorët e plazhit. Rekomandohet të frekuentohen edhe plazhet e kepit të Palit, gjirit të Lalzit dhe kepit të Rodonit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/