DURRËS, 28 gusht 2013 – Rrebeshi i 27 gushtit 2013 mund të përsëritet edhe më 28 gusht, por jo me forcën që solli përmbytjet masive dhe për shkak të mungesës së energjisë elektrike në hidrovorin e shkarkimit të ujërave të kodrave në Porto Romano. Freskimi që sollën reshjet e shiut ishte me një diferencë 2-3 gradë dhe vapa do të jetë në vazhdimësi deri dhe në ditët e para të shtatorit, sipas sajtit britanik meteorologjikzoover.co.uk. Moti do të shoqërohet me vranësira dhe më një erë që më 28 gusht 2013 fryn nga jugu dhe në ditët e ardhshme do të ketë një drejtim veriperëndimor.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/