DURRËS, 4 shtator 2013 – Vapë ditën, fresk natën, muaji i parë i vjeshtës në Durrës është ideal për frekuentuesit e plazheve. Sipas portalit meteorologjik britanikzoover.co.uk, edhe gjatë javës në vazhdim deri në fillim të javës tjetër, temperaturat më të larta, ato të mesditës do të vazhdojnë në 30-31 gradë celsius. Por ajo që bie në sy është ndryshmi mjaft i madhe i temperaturave, ku ato të mesnatës janë me diferencë 16-17 gradë celsius në krahasim me ato të mesditës. Nuk parashikohen reshje shiu apo vranësira, ndërkohë që era që fryn zakonisht nga veriperëndimi do te jetë me forcë 2.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





