TIRANË, 31 maj 2013 –Edhe java e parë e muajit të parë të stinës së verës do të jetë e freskët dhe me mot të paqëndrueshëm.
Departamenti i klimës dhe mjedisit në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Universitetit Politeknik të Tiranës ka paraqitur në grafikën e parë situatën sinoptike të parashikuar për datën 1 qershor në orën 00.
Nga kjo pamje vërehet se gjithë kontinenti evropian ndodhet nën ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të ulët, ndërsa mbi rajonin ballkanik do të ndikojë fusha me presion atmosferik të ulët me qendër mbi Gjenovë (Itali).
1 qershor 2013 (grafika 2)
Gjatë kësaj dite në Shqipëri do të vazhdojë të mbizotërojë mot i vranët me reshje të dobëta lokale në të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë në bregdet deri 30 km/orë nga kuadrati i jugut.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 5, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 14 gradë celsius.
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 10, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë celsius.
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 12, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 gradë celsius.
2 qershor 2013 (grafika 3)
Në pjesën e parë të ditës pritet mot i vranët me shira të dobët lokalë, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet një përmirësim gradual i kushteve të motit duke mbizotëruar mot i kthjellët me vranësira të pakta.
Era do të fryjë e lehtë, deri 20 km/orë, nga kuadrati i jugut.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 5, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 11 gradë celsius.
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 10, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë celsius.
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 12, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 gradë celsius.
3-6 qershor 2013
Situata sinoptike e parashikuar për datën 4 qershor në mesditë, që jepet në grafikën 4, tregon se mbi vendin tonë gjate kësaj periudhe do të ushtroje ndikimin e saj periferia e një fushe me presion atmosferik të ulët.
Rrjedhimisht, pritet që gjatë kësaj periudhe të mbizotërojë në përgjithësi mot me vranësira të çrregullta dhe shira të dobët me karakter lokal.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





