TIRANË, 1 korrik 2013 – Meteorologët parashikojnë një mot më të nxehtë në Shqipëri, por jo afrikan, kështu që freskia do të vazhdojë dhe për ditët në vazhdim.

Departamenti i klimës dhe mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Universitetit Politeknik të Tiranës thotë se Shqipëria do të ndikohet nga një fushë me presion atmosferik të lartë.

Situata sinoptike (figura 1)

Në figurë paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 2 korrik në orën 00.

Vërehet se rajoni i detit Mesdhe dhe gadishulli i Ballkanit ndikohet nga një fushë me presion atmosferik të lartë.

1 korrik 2013 (figura 2)

Gjatë kësaj dite pritet që mbi Shqipëri të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në vendet malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 20 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:

NË VENDET MALORE temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 8, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 20 gradë celsius;

NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius;

NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 27 gradë celsius.

2 korrik 2013 (figura 3)

Gjatë kësaj dite do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në vendet malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:

NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 10, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë celsius;

NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 29 gradë celsius;

NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius.

3 korrik 2013 (figura 4)

Gjatë kësaj dite do të mbizotërojë kryesisht mot me vranësira të çrregullta dhe shira të përkohshëm që do të përfshijnë pjesën qendrore dhe lindore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 30 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 10, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 gradë celsius;

NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 29 gradë celsius;

NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius.

4-7 korrik 2013

Situata sinoptike (figura 5)

Taboja sinoptike për datën 2 korrik në mesditë tregon për ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik rreth vlerave normale.

Rrjedhimisht, pritet që në përgjithësi të mbizotërojë mot me vranësira të çrregullta dhe shira të dobët në zonat malore gjatë orëve të mesditës.

Temperaturat maksimale, me një rritje graduale në fund të periudhës, do të luhaten, në vendet malore nga 24-27 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 30-34 gradë celsius.

Temperaturat minimale, me një rritje graduale në fund të periudhës, do të luhaten në vendet malore nga 12-15, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 16 deri ne 19 gradë celsius.

 Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/