TIRANË, 9 shtator 2013 – Më së fundi vjen dhe vjeshta në Shqipëri, pasi qysh në fillim-javë, më 9 shtator 2013, vranësirat mbuluan qiellin me një mundësi të madhe reshjesh shiu. Departamenti i klimës dhe mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Universitetit publik Politeknik të Tiranës jep këtë situatë sinoptike për ditët në vazhdim.
10 shtator 2013 (figura nr. 1)
Do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mesditës. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet, me shpejtësi deri 15 km/orë, nga jugperëndimi. Temperaturat e skajshme pritet të luhaten: në vendet malore temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 13, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 24 gradë celsius; në vendet e ulëta temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 15, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 29 gradë celsius; në bregdet temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 17, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 29 gradë celsius.
11 shtator 2013 (figura nr. 2)
Do të mbizotërojë mot i vranët dhe shira të përkohshme, të cilat do të jenë më të theksuara në veri të vendit. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet, me shpejtësi deri 15 km/orë, nga jugperëndimi. Temperaturat e skajshme pritet të luhaten: në vendet malore temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 13, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 24 gradë celsius; në vendet e ulëta temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 15, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 29 gradë celsius; në bregdet temperaturat më të ulëta do të zbresin deri në 17, ndërsa ato më të larta do të ngjiten deri në 29 gradë celsius.
12-15 shtator 2013 (figura nr. 3)
Situata sinoptike e parashikuar për datën 13 shtator në mesditë tregon për ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të ulët mbi rajonin e Ballkanit. Rrjedhimisht, pritet që në pjesën e parë të saj të mbizotërojë mot me vranësira dhe shira që do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, ndërsa në pjesën e dytë pritet përmirësim gradual i kushteve të motit. Temperaturat më të larta, me një rënie në fund të periudhës, do të luhaten: në vendet malore nga 20-23 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 24-28 gradë. Temperaturat më të ulëta, me një rënie në fund të periudhës, do të luhaten: në vendet malore nga 9-12, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 12 deri ne 16 gradë. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga kuadranti i perëndimit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





