TIRANË, 11 qershor, 2013 –Edhe për javën në vazhdim të qershorit Shqipëria do të vazhdojë të përjetojë një mot të freskët.
Departamenti i klimës dhe mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i UPT-së thotë se në figurën 1 paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 12 qershor në orën 00.
Nga kjo pamje vërehet se rajoni i Ballkanit jugor ndikohet nga një fushë me presion atmosferik të ulët me qendër mbi Turqi.
Kjo situatë do të sjellë masa ajrore të ngrohta e me lagështirë.
11 qershor 2013 (figura 2)
Gjatë kësaj dite pritet që mbi vendin tonë të mbizotërojë mot me vranësira të çrregullta.
Vranësira do të jetë më e theksuar në lindje të vendit, ku priten edhe shira lokale.
Era do të fryjë e lehtë në bregdet deri mesatare 25 km/orë nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 10, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18 gradë celsius.
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius.
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 27 gradë celsius.
12 qershor 2013 (figura 3)
Gjatë kësaj dite mbi vendin tonë do të vazhdoje të mbizotërojë mot me vranësira të çrregullta.
Ne pjesën lindore të vendit vranësira do të jetë më e theksuar në orët e pasdites, ku do të shoqërohen edhe me reshje lokale.
Era do të fryjë e lehtë në bregdet deri 25 km/orë nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 9, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18 gradë celsius.
NE VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 13, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius.
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius.
13 qershor 2013 (figura 4)
Gjatë kësaj dite mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellet me vranësira të pakta ne orët e mesditës.
Në pjesën juglindore të vendit vranësira do të shoqërohet me reshje lokale në orët e pasdites.
Era do të fryjë e lehtë në bregdet deri 25 km/orë nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 11, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 gradë celsius.
NE VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 15, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius.
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius.
14-17 qershor 2013
Situata sinoptike e parashikuar për datën 15 qershor në mesditë, që jepet më figurën 5, tregon se gjatë kësaj periudhe do të ushtrojë ndikimin e saj periferia e një fushe me presion atmosferik të lartë.
Rrjedhimisht, pritet që gjatë kësaj periudhe të mbizotërojë në përgjithësi mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mesditës.
Temperaturat maksimale, me një rritje graduale ne fund te periudhës, do të luhaten: në vendet malore nga 24-28 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 31-33 gradë.
Temperaturat minimale do të luhaten në vendet malore nga 12-15, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 17 deri në 19 gradë.
Era do të fryjë e lehtë në bregdet deri mesatare në përgjithësi nga veriperëndimi.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





