DURRËS, 22 qershor 2013– Në Shqipëri dy ditët e fundit të javës do të jenë me vapë të madhe, pasi priten të vijnë masa ajrore të thata e të nxehta nga Afrika e veriut.
Departamenti i Klimës dhe Mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i atashuar pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, pas shkrirjes së ish-Institutit të Hidrometeorologjisë së Akademisë së Shkencave, parashikon një fundjavë përvëluese dhe njëfarë freskimi pas ditës së hënë.
Situata sinoptike (figura 1)
Në figurë paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 22 qershor në orën 00.
Vërehet se pjesa lindore e kontinentit evropian si dhe rajoni i Ballkanit ndikohen nga një fushë me presion atmosferik rreth vlerave normale.
Kjo situatë do të sjellë mbi Shqipëri masa ajrore të thata e të nxehta nga Afrika e veriut.
22 qershor 2013 (figura 2)
Gjatë kësaj dite do të vazhdojë të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius;
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 35 gradë celsius;
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 22, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 33 gradë celsius.
23 qershor 2013 (figura 3)
Gjatë kësaj dite mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 20 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 27 gradë celsius;
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 31 gradë celsius;
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius.
Parashikimi i përafërt për periudhën 24-27 qershor 2013
Situata sinoptike e parashikuar për datën 25 qershor në mesditë, që jepet në figurën 4, tregon për ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të ulët me aktivitet të dobët.
Rrjedhimisht, pritet që gjatë kësaj periudhe të mbizotërojë në përgjithësi mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mesditës. Në zonat malore, në lindje dhe verilindje të vendit, priten edhe shira lokale në orët e mesditës
Temperaturat maksimale, me një rënie graduale, do të luhaten: në vendet malore nga 26-28, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 31-33 gradë celsius.
Temperaturat minimale, do të luhaten: në vendet malore nga 15-17, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 18 deri ne 21 gradë.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





