TIRANË, 26 gusht 2013 – Ditët me vapë (me temperatura deri 31 gradë celsius) do të vazhdojnë dhe në ditët e fundit të gushtit, me një ditë me shi në të gjithë territorin më 28 gusht 2013. Departamenti i Klimës dhe Mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në universitetin publik Politeknik të Tiranës jep parashikimin e motit për periudhën 27 gusht-1 shtator 2013.
Situata sinoptike (figura nr. 1): Në figurë paraqitet situata sinoptike për datën 27 gusht në orën 00. Vërehet se rajoni i Ballkanit vazhdon të ndikohet nga një fushë me presion atmosferik rreth vlerave normale.
27 gusht 2013 (figura nr. 2): Do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të shoqërohen edhe me shira lokale. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga jugperëndimi. Temperaturat ekstreme pritet të luhaten: në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius; në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 32 gradë celsius; në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 31 gradë celsius.
28 gusht 2013 (figura nr. 3): Do të mbizotërojë mot i vranët dhe reshje shiu. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga perëndimi. Temperaturat ekstreme pritet të luhaten: në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 24 gradë celsius; në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius; në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius.
Parashikimi i përafërt 29 gusht-1 shtator 2013 (figura nr. 4): Situata sinoptike e parashikuar për datën 30 gusht në mesditë, që jepet në figurën nr. 4, tregon për ndikimin e një fushe me presion atmosferik rreth vlerave normale mbi rajonin e Ballkanit. Rrjedhimisht, pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta. Gjatë orëve të mesditës nuk përjashtohen edhe shira lokale në vendet malore. Temperaturat maksimale do të luhaten: në vendet malore nga 25-27 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet 29-31 gradë. Temperaturat minimale do të luhaten: në vendet malore 14-16, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet 16-18 gradë. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga kuadranti i perëndimit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





