TIRANË, 20 maj 2013 –Edhe gjatë kësaj jave Shqipëria do të ndodhet midis dy trysnish atmosferike, të ulët në Evropë (me shira) dhe të lartë në Ballkan, për pasojë, do të jetë një fundpranvere as e nxehtë as e ftohtë.
Madje, më 22 maj, Evropa do të shtojë presionin me shira, që do të bien në të gjithë territorin,
Departamenti i klimës dhe mjedisit në Universitetin Politeknik të Tiranës (ish-Instituti Hidrometeorologjik i Akademisë së Shkencave) ka hartuar një figurë, ku paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 21 maj në orën 00.
Nga kjo pamje vërehet se i gjithë kontinenti evropian ndodhet nën ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të ulët, ndërsa Ballkani me presion atmosferik të lartë.
20 maj 2013
Pasdite në Shqipëri do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta kryesisht në pjesën veriore të vendit.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare 20 km/orë, nga kuadrati i veriut.
Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:
në vendet malore temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 10, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 gradë Celsius;
në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë Celsius;
në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë Celsius.
21 maj 2013
Gjatë kësaj dite mbi vendin tone do të mbizotërojë mot i kthjellët me kalime vranësirash të pakta, që në pjesën e dytë të ditës do të vijnë duke u shtuar.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga kuadrati i perëndimit.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:
në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 9, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë Celsius;
ne vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë Celsius;
në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë Celsius.
22 maj 2013
Gjatë kësaj dite, si rezultat i ndikimit të periferisë së fushës me presion atmosferik të ulët, vendi ynë do të karakterizohet nga mot me vranësira dhe shira, që do të përfshijnë të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë, deri 30 km/orë, nga kuadrati i jugut.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:
në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 12, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 21gradë Celsius;
ne vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 15, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë Celsius;
në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë Celsius.
23-26 maj 2013
Situata sinoptike e parashikuar për datën 24 maj në mesditë, tregon se mbi vendin tonë gjatë kësaj periudhe do të ndikojë periferia e një fushe me presion atmosferik të ulët.
Për rrjedhim, pritet që në përgjithësi gjatë kësaj periudhe të mbizotërojë mot i vranët dhe shira të përkohshëm.
Temperaturat maksimale, me një rënie të theksuar, do të luhaten në vendet malore nga 14-18 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 22-25 gradë.
Temperaturat minimale do të luhaten në vendet malore nga 10-12, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 12-15 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, në përgjithësi nga kuadrati i jugut.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





