TIRANË, 12 korrik 2013 –Edhe gjatë kësaj jave në teritorin e Shqipërisë do të vazhdojë një mot lehtësisht i paqendrueshëm.

Departamenti i klimës dhe mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës ka përgatitur buletin javor të motit në vendin tonë për periudhën 12-18 korrik 2013.

Situata sinoptike, figura nr. 1

Në figurën 1, ku paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 13 korrik në orën 00, vërehet se rajoni i gadishullit të Ballkanit ndikohet nga një fushë me presion atmosferik rreth vlerave normale, kurse masa ajrore është relativisht e paqëndrueshme.

12 korrik 2013, figura nr. 2

Gjatë kësaj dite pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta.

Në orët e mesditës priten edhe shira lokale vetëm në pjesën lindore dhe verilindore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:

NË VENDET MALORE temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 13 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25 gradë celsius;

NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 15, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius;

NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 17, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius.

13 korrik 2013, figura nr. 3

Gjatë kësaj dite do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta, të cilat do të shoqërohen edhe me shira lokale vetëm në lindje të territorit.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten

NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 13, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25 gradë celsius;

NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 15, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 32 gradë celsius;

NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 17, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius.

14 korrik 2013, figura nr. 4

Gjatë kësaj dite do te mbizotërojë kryesisht mot i kthjellët me kalime vranësirash të pakta në orët e pasdites në zonat malore në lindje të vendit.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten

NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25 gradë celsius;

NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 32 gradë celsius;

NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 31 gradë celsius.

15-18 korrik 2013, figura nr. 5

Situata sinoptike e parashikuar për datën 16 korrik në mesditë, në figurën nr. 5, tregon për ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të lartë.

Rrjedhimisht, pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore në orët e mesditës.

Temperaturat maksimale, do të luhaten në vendet malore nga 26-28 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet 30-32 gradë.

Temperaturat minimale, do të luhaten në vendet malore nga 12-14, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 16-18 gradë.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/