TIRANË, 8 korrik 2013 – Java në vazhdim në Shqipëri parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm.
Departamenti i klimës dhe mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin Politeknik të Tiranës (ish-Instituti i Hidrometeorologjisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) jep prognozën meteorologjike për periudhën 8-14 korrik 2013.
Situata sinoptike (figura nr. 1)
Në figurë paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 9 korrik në orën 00.
Nga kjo pamje vërehet se rajoni i gadishullit të Ballkanit ndikohet nga një fushë me presion atmosferik rreth vlerave normale. Ndërkohë masa ajrore është relativisht e paqëndrueshme.
8 korrik 2013 (figura nr. 2)
Gjatë kësaj dite pritet të mbizotërojë mot me vranësira të çrregullta dhe kthjellime të përkohshme. Në orët e mesditës priten edhe shira lokale që do të përfshijnë pothuajse të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.
NË VENDET MALORE temperatura minimale nuk do të zbresin poshtë 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius;
NË VENDET E ULËTA temperatura minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 32 gradë celsius;
NË BREGDET temperatura minimale do të zbresin deri në 22, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 31 gradë celsius.
9 korrik 2013 (figura nr. 3)
Gjatë kësaj dite do të mbizotërojë mot me vranësira të çrregullta, të cilat do të shoqërohen edhe me shira lokale pothuajse në të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.
NË VENDET MALORE temperatura minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius;
NE VENDET E ULTAtemperatura minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 34 gradë celsius;
NË BREGDET temp. minimale do të zbresin deri në 21, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 32 gradë celsius.
10 korrik 2013 (figura nr. 4)
Gjatë kësaj dite do të mbizotërojë kryesisht mot i kthjellet me kalime vranësirash të çrregullta në orët e pasdites. Në zonat malore në lindje të vendit priten edhe shira të dobët lokale.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.
NË VENDET MALORE temperatura minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius;
NË VENDET E ULËTA temperatura minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 31 gradë celsius;
NË BREGDET temperatura minimale do të zbresin deri në 21, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius.
11-14 korrik 2013 (figura nr. 5)
Në figurë paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 12 korrik në mesditë, që tregon për ndikimin e një fushe me presion atmosferik rreth vlerave normale, e shoqëruar me një mase ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Rrjedhimisht, pritet të mbizotërojë mot me vranësira të çrregullta dhe shira të dobët kryesisht në zonat malore në orët e mesditës.
Temperaturat maksimale do të luhaten: në vendet malore nga 25-27 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 30-33 gradë.
Temperaturat minimale, do të luhaten: në vendet malore nga 13-15, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 18 deri ne 20 gradë.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





