TIRANË, 17 qershor 2013 –Ditët në vazhdim do të jenë gjithë vapë “sahariane”, ku temperaturat më të larta parashikohen të arrijnë deri në 36 gradë C.
Departamenti i klimës dhe mjedisit (ish-instituti hidrometeorologji i Akademisë së Shkencave) i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin Politeknik të Tiranës ka bërë një tablo sinoptike për motin në Shqipëri në periudhën 17-23 qershor.
Situata sinoptike
Në figurën 1 paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 18 qershor në orën 00.
Vërehet se rajoni i Ballkanit ndikohet nga një fushe me presion atmosferik të lartë.
Kjo situatë do të sjellë mbi vendin tonë masa ajrore të thata e të nxehta.
17 qershor 2013 (figura 2)
Gjatë kësaj dite pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në vendet malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten
NË VENDET MALORE temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius;
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 35 gradë celsius;
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 gradë celsius.
18 qershor 2013 (figura 3)
Gjatë kësaj dite pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në vendet malore.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius;
NE VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 36 gradë celsius;
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 22, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 34 gradë celsius.
19 qershor 2013 (figura 4)
Gjatë kësaj dite pritet të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 20 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 18, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë celsius;
NE VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 20, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 36 gradë celsius;
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 22, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 34 gradë celsius.
20-23 qershor 2013
Situata sinoptike e parashikuar për datën 21 qershor në mesditë (figura 5) tregon për praninë e një fushe me presion atmosferik rreth vlerave normale.
Rrjedhimisht, pritet që gjatë kësaj periudhe të mbizotërojë në përgjithësi mot i kthjellët me vranësira të pakta në orët e mesditës.
Nuk përjashtohen reshje të dobëta në zonat malore.
Temperaturat maksimale, me një rënie graduale në fund të periudhës, do të luhaten në vendet malore nga 27-30 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 33-36 gradë.
Temperaturat minimale, me një rënie graduale në fund të periudhës, do të luhaten në vendet malore nga 16-18, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 19 deri ne 22 gradë.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





