Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë Veriun dhe qendrën e Shqipërisë, duke sjellë reshje të izoluara shiu e dëbore të pakëta në zonat e thella malore, por Jugu mbetet i kthjellët.
Në mesditë, vranësirat zhvendosen drejt Qendrës, ku priten shira të dobëta e të izoluara.
Sipas "Meteoalb", era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Ndërsa ditën e fundit të tetorit, parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të risjellin mot të kthjellët në të gjithë vendin.






