TIRANË, 18 mars 2013 – Sipas Departamentit të Klimës dhe Mjedisit të Institutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, situata sinoptike tregon se më datë 18 mars mbi vendin tonë do të fillojë të ushtrojë ndikimin e saj një fushe me presion atmosferik të ulët,ndikim që do të vazhdojë deri më datë 21mars.
Si rezultat pritet që gjatë 3 ditëve të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm.
Kështu më datat 18,19 dhe 20 mars priten reshje në gjithë vendin.
Më datë 20 mars pjesa e parë e ditës do të jetë pa reshje.
Parashikimi për datën 18 mars 2013
Si rezultat i aktivitetit të një fushe me presion atmosferik të ulët pritet të mbizotërojë mot me vranësira të shoqëruara me reshje në të gjithë vendin.
Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, në bregdet deri e fortë (deri 50 km/orë), nga jugu.
Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE :
Temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë -2 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 4 gradë C
NË VENDET E ULËTA :
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 6, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 9 gradë C.
NË BREGDET :
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 7 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 10 gradë C.
Parashikimi për datën 19 mars 2013
Gjatë kësaj dite pritet që mbi vendin tonë përsëri të ndikojë një fushë me presion atmosferik të ulët.
Si rezultat pritet të mbizotërojë mot me vranësira të shoqëruara me reshje.
Era do të fryjë e lehtë ,deri 28 km/orë, nga kuadranti i jugut.
Temperaturat ekstreme, me një rritje prej 3-4 gradësh, pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 2 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 8 gradë C
NE VENDET E ULËTA:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 9 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 13 gradë C.
NË BREGDET :
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 10 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 14 gradë C
Parashikimi për datën 20 mars 2013
Gjatë kësaj dite do të vazhdojë ndikimi i fushës me presion atmosferik të ulët.
Si rezultat pritet të mbizotërojë mot i karakterizuar nga alternime kthjellimesh (gjatë pjesës së parë të ditës) dhe vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje gjatë pasdites dhe natës.
Era do të fryjë e lehtë, deri 28 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme, me një rritje prej rreth 2 gradësh në vlerat maksimale, pritet të luhaten
NË VENDET MALORE:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 2 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 10 gradë C.
NE VENDET E ULËTA:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 16 gradë C.
NË BREGDET:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 9 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C.
/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





