Sipas Meteoalb territori i vendit në këtë të diel të fundit të 2017-ës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe i ftohtë, duke përjashtuar ekstremin Verior dhe zonat Verilindore ku gjatë pasdites shfaqen edhe vranësira kalimtare.
Edhe orët e natës do të mbeten nën dominimin e mot të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konste gjatë mëngjesit por kthjellimet e mesditës sjellin rritje me 2 – 3°C të temperaturave në territor.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
Duke qenë se sot nuk do të ketë reshje shiu, qytetarët mund t’i gëzohen akoma më shumë atmosferës magjike të festave, ndërsa mund të dalin në mbrëmje në sheshet e qyteteve për të shijuar atmosferën e ndërrimit të viteve.





