Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së nesërme reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra.

Pas orëve të mëngjesit priten reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore në lindje do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, si dhe valëzimi në det i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në bregdet: 5-16°C, në vendet e ulëta: 4-15°C ; në vendet malore: -2-8°C.