Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime të ndjeshme pasi masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore do ti lënë vendin masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura “verore” për arsyen siç u theksua dhe më lartë të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore.