Tiranë, 11 prill 2014 – Megjithëse jemi në stinën e pranverës, reshjet e deborës janë rikthyer sërish në vendin tonë.  Brenda dy ditesh temperaturat kane shenuar nje ulje me 6 deri në 7 gradë celcius në të gjithë vendin, duke bërë që në zonat malore temperaturat të ulen deri në 0 gradë celcius. Gjithashtu nuk kanë munguar reshjet e dëborës kryesisht në zonat juglindore të vendit. Por edhe mali i Dajtit është zbardhur sot nga reshjet e dëborës.

Metereologët pranojnë se temperaturat nuk kanë shënuar më shumë se 15 gradë celcius në orët e mesditës. Në të gjithë vendin moti është karakterizuar nga kthjellime dhe alternime vranësirash.

Ndërkohë për ditën e shtunë pritet që temperaturat do të shënojnë një tjetër ulje me 2 deri ne 3 grade celcius në orët e para të mëngjesit, duke bërë që në zonat malore termometri të shënojë vlera negative. Kështu në zonat në juglindje dhe lindje të vendit në orët e mëngjesit pritet të shënohen temperatura -1 dhe -2 gradë.

Ndërkohë fundjava do të ketë mot të qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave, sidomos ditën e parë të javës së ardhshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/