Për ditën e Martë parashikohen kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira e kthjellime nga orët e mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën e parë të ditës kryesisht në jug dhe pas një ndërprerje të përkohshme për tu riaktivizuar nga orët e mbrëmjes kryesisht përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në veriperëndim me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Në lartësitë mbi 1000-1200 metra mund të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 5 m/sek, shoqëruar me valëzimin në det me forcë 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në bregdet: 6-16°C në vendet e ulëta: 2-16°C dhe në vendet malore: -3-3°C.