Sipas parashikimeve të motit, kthjellimet do të mbeten dominante edhe për ditën e nesërme në territor, por pas mesditës vranësira të lehta shfaqen në zonat malore jugore dhe veriore.

Pasditja vijon me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira të përkohshme do ketë në Veri dhe Verilindje, përcjell Meteoalb.

Temperaturat e mëngjesit mbeten konstante por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet qe maksimumi te ngjitet në 28°C.