DURRES, 5 prill 2013– Situata sinoptike e parashikuar për datën 7 prill në mesditë, tregon se mbi vendin tonë në përgjithësi do të dominojë periferia e një fushe me presion atmosferik të ulët.

Rrjedhimisht, pritet që gjatë kësaj periudhe të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Nuk përjashtohen edhe shira të dobët me karakter lokal.

Temperaturat maksimale do të luhaten:

Në vendet malore nga 10-14 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 16- 18 gradë.

Temperaturat minimale do të luhaten:

Në vendet malore nga 4-6 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 7-10 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare përgjithësi nga veriperëndimi.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/