TIRANË, 20 mars 2013 – Sipas Departamentit të Klimës dhe Mjedisit të Institutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, situata sinoptike e parashikuar për datën 21 mars 2013 në mesditë tregon se mbi vendin tonë edhe më datë 21 mars do të ndikojë periferia e një fushe me presion atmosferik të ulët, ndikim më pas do të zëvendësohet nga një fushe me presion atmosferik të lartë.

Kështu më datë 21mars priten reshje, ndërsa me datat 22 dhe 23 mars do të ketë mot të qëndrueshëm.

Më datë 24 mars përsëri priten reshje.

Temperaturat maksimale, pritet një zbritje e tyre me 3-4 gradë më datë 21 mars zbritje që do vazhdojë dhe më datë 22 mars më pas pritet një rritje graduale e tyre. Ato do të luhaten:

 

NË VENDET MALORE: nga 6-10 gradë,

NË ZONËN E ULËT DHE NË BREGDET: nga 12-17 gradë.

Temperaturat minimale. Edhe për to pritet një zbritje e tyre me rreth 4-5 gradë me dt 22, ndërsa më datë 24 mars pritet një rritje me rreth 2 gradë. Ato do të luhaten:

NË VENDET MALORE: nga 0 deri 2 gradë

NË VENDET E ULËTA DHE BREGDET: nga 6-10 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në përgjithësi nga veriperëndimi.

/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/