Kjo e diel do të mbizotërohet nga mot i kthjellët, por i ftohtë. Por pas mesdite pritet kalim i vranësirave në të gjithë territorin.
Parashikohet që ndikimi i kushteve të qëndrueshme atmosferike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -2 deri në 14 gradë celcius.