Sipas MeteoAlb, në territorin Shqiptar do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke diktuar kushte e motit në vend. Pritet që gjatë paradites të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t’i shfaqië vranësirat e pakta në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare  dallgëzim 3 ballë.