Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e aktivitetit të qendrës së presionit të ulët dhe kalimit të frontit të ftohtë me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonat malore në lartësi 900-1100 metra reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 3-4 ballë.