Vendi ynë do të përfshihet nga mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh këtë të shtunë.

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Në zonat malore në jug dhe juglindje të vendit në lartësinë mbi 900-1000 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete është i forcës 1-2 ballë.