Sipas MeteoAlb, dita nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore do ketë në zonat e thella malore.

Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -2°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.