Sipas MeteoAlb, Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë nga lindja e kontinentit europian, të cilat do sjellin dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash të cilat do të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor. Gjithashtu temperaturat e ulëta do të vijojnë të sjellin problematika me ngricat.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -10°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.