Moti nesër pritet të jetë i kthjellët, ndërkohë që nuk do të mungojnë vranësirat, sidomos gjatë orëve të pasdites.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë rënie me 2-3 gradë dhe nuk do të regjistroohen më të larta sesa 32 gradë Celcius.
Parashikimi i motit
E MERKURE: Territori dominohet nga kthjellimet deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat verilindore. Pasditja do vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në Veri – Qender por kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë zonat Jugore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 32°C.





