Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 0°C në 7°C, në zonat e ulëta nga 7ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C.
Era do të fryjë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh, të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 0°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 2°C në 12°C.





