Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti për të gjitha ditët parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë lokalisht edhe alternimet me kthjellime.

Sot vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Zona e veriut dhe ajo e qendrës parashikohen me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat pas orëve të mesditës do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Zona e jugut parashikohet me mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.