Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 23°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.