Ekspertët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se dita e premte pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit.
Reshje shiu ka që në orët e para në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në mesditë reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijes bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtesi deri ne 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 27°C
në zona e ulëta 15 deri 33°C
në zona bregdetare 20 deri 32°C