Mançester Siti do të mbrojë titullin kampion, ndërsa Noruiçi do të rikthehet sërish në Championship. Këto janë verdiktet që ka dhënë Superkomjuteri në Angli, i cili ka stimuluar rezultatet e mundshme të 38 javëve të Premier Ligës së sezonit 2021-2022.Sipas llogarive të tyre, Arsenali do t’i dënojë tifozët e vet me një tjetër sezon të vështirë, duke u renditur në vend të 7-të dhe përjetuar një tjetër sezon jashtë Ligës së Kampioneve.Por, ka lajme të mira për Çelsin. Kampionët e Europës do të jenë rivalët kryesorë të “Qytetarëve” dhe do të renditen në vend të dytë. Ndërkohë që Liverpuli parashikohet që për të dytin sezon radhazi ta mbyllë i treti, por Totenhemi, Lestëri dhe Arsenali do të mungojnë sërish në katërshen e parë.
Mançester Junajtid do të rrëshqasë nga kreu pavarësisht se ka bërë dy goditjet më të rëndësishme të merkatos deri tani në Angli: Xhejdën Sançon dhe Rafael Varanin. Gjithsesi, “Djajtë” do të sigurojnë biletën e fundit që të dërgon në Champions. Skuadrat që superkompjuteri rendit në tri vendet e fundit të klasifikimit janë ekipet e Brentfordit, Uotfordit dhe Noruiçit. Të tria skuadrat që u rikthyen në Premier Ligë këtë sezon, parashikohet që të luajnë sërish në Championship gjatë 2022-2023.





