Mbrëmja dhe nata e sotme pritet të shoqërohet me reshje të dobëta shiu, ndërsa dita e nesërme pritet të jetë me mot të kthjellët dhe pa reshje shiu.

Temperatura maksimale pritet të arrijë në 20 gradë celsius, në vendet e ulëta, ndërsa 0 gradë celsius do të jetë temperatura më minimale e ditës, në zonat malore.

Parashikimi i motit vjen nga Instituti i Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

RESHJET

Sot pasdite (e enjte dt.28) priten reshje të dobëta të karakterit lokal në qarqet e qendrës dhe të jugut (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër (e premte dt.29) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.29)

në bregdet: 7 / 18 °C

në vendet e ulëta: 5 / 20 °C

në vendet malore: 0 / 11 °C

ERA

nesër (e premte dt.29) era përsëri pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, madje në Veri, për momente të shkurtra, deri e fortë.