• Lumenjtë dhe përrenjtë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër)
  • Rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë
  • Era në bregdet deri shumë e fortë

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) parashikon se pasditen e së premtes, 20 dhjetor 2019 dhe të shtunën, 21 dhjetor 2019, priten reshje shumë intensive në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje intensive dhe mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Të shtunën, 21 dhjetor 2019 dhe të dielën, 22 dhjetor 2019, priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërorë, në basenin e lumit të Vjosës. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.
Reshjet mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
Në pjesët fushore të këtyre lumenjve në këto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta kryesisht përgjatë fundjavës.

ERA

Të premten pasdite, 20 dhjetor 2019, dhe të shtunën, 21 dhjetor 2019, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

Th.M.