Aktori Çun Lajçi teksa njoftoi se ishte prekur nga COVID-19, bëri me dije se paratë e kursyera për 8 muaj me radhë për të blerë telefonin e tij të preferuar i kishte shpenzuar për mjekimet.

Lajçi shkroi në “Facebook” se i ka kursyer paratë për ta blerë një iPhone 12, por kjo i ishte pamundësuar pas infektimit me COVID-19.

“Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarëve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!”

Të shumtë ishin ata qytetarë që reaguan, ndërsa i premtuan atij se do ia blinin një telefon. Mediat kosovare shkruajne se këtë gjë e bërë sot një prej qytetarëve, i cili kishte premtuar se do të ia blinte Lajçit telefonin. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga emisioni “N’frekuencë”.